
e re


Pse të zgjidhni trajtimin me @-aligners?

Maskerina të rehatshme që përshtaten lehtësisht

Trajtojmë një shumëllojshmëri rastesh

Planifikojmë dhe kontrollojmë lëvizjet e dhëmbëve
@-aligners
janë më të rehatshme dhe thuajse pa asnjë efekt dhembje.

Përveçse janë të llogaritura në menyrë ekzakte me një kalendar ndërrimi që ndiqet sipas këshillimi të mjekut, maskerinat @-aligners janë komode në gojë dhe qëndrojnë pa e dëmtuar apo lënduar atë deri në arritjen e rezultatit ekzakt sipas parashikimit.

Mjeku juaj mund të përdorë hartën tonë stimulatore të rezultateve për të përshkruar rrugën drejt buzëqeshjes tuaj, deri në lëvizjen më të vogël, nga maskerina juaj e parë te buzëqeshja juaj e re.

Ndërfaqja vizuale 3D lejon që mjeku juaj të personalizojë trajtimin tuaj. Algoritmi ndihmon në llogaritjen e sasisë së duhur të forcës për çdo lëvizje të dhëmbit.

Softueri, me kontributin e mjekut tuaj, ndihmon në sigurimin e levizjes së çdo dhëmbi ne rendin e duhur dhe në kohën e duhur.Kështu çdo lëvizje e planifikuar është preçize dhe jetëgjatë.

Rezervo Takim
Pyetjet më të Shpeshta!
Ju vendosni konsultën me mjekun për të studiuar rastin. Pasi përcaktohet që rasti mund të trajtohet me drejtimin transparent, bëhet skanimi 3D nga i cili nxirret kalendari total me rezultatin final që pritet.
Çdo rast është i personalizuar dhe varion nga komplikacioni që ka për tu trajtuar. Përgjithësisht maskerinat janë zgjidhje optimale në kosto-kohë, duke ju sjellë rezultat më të shpejtë se trajtimi me tela.
Plani duhet ndjekur sipas llogaritjeve kompjuterike ekzakte. Nëse humbni një maskerinë duhet të paraqiteni menjëherë tek mjeku që ju ndjek për t’ju dhënë zgjidhjen më të shpejtë të zëvendësimit.
Çdo maskerinë duhet mbajtur 20-22 orë në ditë. Pra ajo duhet hequr vetëm në rastet e konsumimit të ushqimit dhe pastrimit të dhëmbëve. Mbajtja e tyre nuk ju pengon aktivitetin ditor, kështu që janë lehtësisht të menaxhueshme.