Shërbimet tona klinike
Specialistet e laboratorit @-aligners do të ndjekin hap pas hapi rastin tuaj klinik. Procedura fillon me një skanim 3D të gojës tuaj i cili i ndihmon ata të shqyrtojnë problemin dhe të nxjerrin konkluzione në lidhje me trajtimin që ju nevojitet. Gjatë gjithë trajtimit do t’ju udhëzojne për mënyrën si ti vendosni dhe përdorni maskerinat; kohën gjatë së cilës duhet ti vendosni deri në rezultatin e parashikuar, pavarësisht nga rasti, sado i ndërlikuar të jetë ai.
Rastet që trajtohen!
Shumë njerëz besojnë se maskerinat transparente janë efektive vetëm në trajtimin e çështjeve të vogla ortodontike. Dhe kështu lind pyetja: A është i duhuri për ju trajtimi @-aligners?
Fakti është që për 96% të njerëzve përgjigja është PO. Nëse thjesht doni ta doni buzëqeshjen tuaj pak më shumë, nese mendoni se keni një rast veçanërisht të vështirë (nisur nga problemet e nofullës deri tek keq-vendosja e dhëmbëve), nëse jeni adoleshent dhe dhëmbët tuaj po zhvillohen akoma, shikoni se çfarë mund të bëjë trajtimi @-aligners për ju.
Nga lëvizja më e thjeshtë e dhëmbëve te rastet më komplekse, teknologjia “ALIGNING WITH TRANSPARENCY” mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja klinike.
Një “underbite” është kur mbyllni gojën dhe dhëmbët tuaj të poshtëm të përparmë janë të vendosur përpara dhëmbëve te sipërm.
Nëse dhëmbët tuaj të sipërm dhe të poshtëm nuk prekin kur goja juaj është e mbyllur, mjeku juaj e quan këtë një “kafshim të hapur”.
Një overbite është kur dhëmbët tuaj të sipërm të përparmë mbivendosen me dhëmbët tuaj të poshtëm të përparmë.
"Crowded teeth” mund të çojë në prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjen e mishrave të dhëmbëve.
Kur mbyllni gojën dhe disa nga dhëmbët tuaj të sipërm janë vendosur brenda dhëmbëve tuaj të poshtëm .
“Gap teeth” mund të krijojnë xhepa midis dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, ku ushqimi mund të bllokohet.
Edhe me dhëmbët të qumështit, mund të jetë koha e përkryer që fëmijët e moshës 6 deri në 10 vjeç të fillojnë trajtimin ortodontik.
Rregullimet e vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh, dhe me trajtimin e @ -aligners tani mund ta shihni ndryshimin më shpejt.